Kukësi pa trajner dhe pa mbrojtës, Krasniqi humbet sezonin

0

Gëzim Krasniqi luajti vetëm 12 minuta në takimin kundër Kastriotit, ndeshje ku blutë verilindorë u mposhtën 2-1 me përmbysje. Numri 5 i Kukësit e nisi titullar takimin, duke fituar “duelin” me Teqjan dhe me Xhemailin.

Por vetëm në minutën e 12’, pëson një dëmtim dhe shtrihet në fushë. Stafi mjekësor i vjen në ndihmë dhe pas dy minutash i shtrirë, largohet me barelë nga fusha e blertë. “SportEkspres” mëson se Krasniqi ka pësuar një këputje në ligament, dëmtim i njëjtë me atë të portierit Maloku.

Si pasojë, Krasniqi do të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushave të lojës. Mbrojtësi e ka humbur këtë sezon dhe me shumë gjasa, edhe fillimin e sezonit pasardhës, si dhe nuk do të ketë mundësi të luajë për verilindorët në kompeticionet europiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.