VIDEO | Përgjaket Roma, betejë mes tifozëve

Mbrëmjen e së mërkurës në Romë u regjistruan përplasje të hunshme mes tifozëve ultras të Lacios dhe tifozëve të Seviljes. Trazirat, në prag të sfidës në Europa League mes italianëve dhe spanjollëve, ndodhën në rrugën Leonina, pranë rrugës Cavour.

Beteja ka pasur një bilanc të rëndë, janë disa të plagosur me thika dhe dy prej tyre janë në spital në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë dy janë tifozë spanjollë, ndërsa njëri është anglez.

Lufta përfshiu rreth 40 persona dhe ndoshta arsyeja ka qenë kalimi i tifozëve spanjollë pranë një klubi të frekuentuar nga ultrasit lacialë. Mediat italaine raportojnë se autorët e sulmit kanë qenë të maskuar, ndërsa policia po heton ngjarjen e ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online