Dënimi nga Disiplina, Zema: Tomori nuk paraqitet në Ballsh!

Në Berat nuk e kanë kapërdirë lehtë dënimin që Komisioni i Disiplinës në FSHF u dha për ngjarjet në ndeshjen e javës së 16-të të Kategorisë së Parë, Tomori-Apolonia. Në tërësi janë pesë ndëshkime që Disiplina u ka dhënë skuadrës e drejtuesve të saj, njëherësh edhe humbjen e ndeshjes. Të gjitha këto i kanë orientuar drejtuesit e klubit dhe të Bashkisë për ta apeluar vendimin.

Për SportEkspres.com, nënkryetari i Bashkisë së Beratit, Gëzim Zema, i cili mbulon edhe sportet në këtë institucion, deklaron se po përgatitet një deklaratë që pas pak do bëhet publike në media. Ai theksoi se vendimet do të apelohen, madje deri në UEFA.

“Është një vendim i paprecedent, që nuk i përgjigjet aspak situatës së atij takimi. Monitorimi në stadium është i plotë dhe nëse do të kishte probleme sikundër edhe shprehet në vendim, ndeshja nuk duhet të vazhdonte. Gjithsesi, ne do t’i paraqesim të gjitha provat tona, madje edhe në UEFA”.

Ndërkohë që vendimi i parë i drejtuesve të futbollit në Berat është që në ndeshjen e javës së 17-të në Ballsh skuadra nuk do të udhëtojë. “E respektojmë skuadrën ballshiote dhe gjithë opinionin futbolldashës në atë qytet, por nuk udhëtojmë në Ballsh. ”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online