VIDEO | Parma mposht Xhenoan, Piatek nuk ndalet dhe ndjek… Batistutën

Parma ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, duke fituar me rezultatin 1-3 përballë Xhenoas në transfertë. Humbja e parë për vendasit në shtëpi, ndërsa ekipi emilian arriti fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, duke u ngjitur në vendin e shtatë me 13 pikë, një më shumë se Xhenoa.

Vendasit gjeten shumë shpejt golin e avantazhit me anë të sulmuesit të momentit. Kristof Piatek shënoi me kokë në minutën e gjashtë, duke realizuar golin e nëntë në kampionat. Polaku 23-vjeçar ka shënuar në të gjitha ndeshjet në këto shtatë javë dhe objektivi i radhës është arritja e rekordit të një emri si Gabriel Batistuta.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës ka shënuar gol në 11 ndeshje rresht në Serie A, ndërsa Piatek i duhet të shënojë në katër ndeshjet e radhës për të barazuar rekordin e argjentinasit.

Reagimi i Parmës nuk vonoi dhe dukalët gjetën golin e barazimit me anë të Luka Rigonit në minutë e 16-të. Siligardi krosoi një top nga goditja e këndit dhe Rigoni barazoi sfidën. 10-të minuta më vonë Parma gjeti golin e avantazhit. Kësaj radhe ishte Rigoni, i cili i ktheu reston Siligardit dhe ky i fundit mposhti portierin Radu.

Parma nuk u ndal dhe mbylli ndeshjen pas katër minutash. Barila lëshoi një top të bukur në zonë dhe Çeravolo goditi me kokë, duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij. Pjesa e dytë nuk kishte më gola, pavarësisht tentativave të Xhenoas për të rihapur takimin, që u mbyll me fitoren e Parmës.

Xhenoa – Parma 1-3
(Piatek 6′ / Rigoni 16′, Siligardi 26′, Çeravolo 30′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online