Video | Papa gjen golin e parë “rumun”, Qaka prezantohet te klubi i ri

Enriko Papa ka qenë një ndër heronjtë e skuadrës së Botoshanit në barazimin e pabesueshëm në transfertën ndaj Steauas. Vendasit shkuan shum shpejt nën avantazhin e dy golave, por në minutën e 41’, djaloshi i lindur në Kuçovë çoi drejt rrjetës një top të harkuar në zonë dhe ngushtoi diferencën, ndërsa më pas Botoshani barazoi shifrat në fund takimit duke e çuar rezulatin përfundimtar të ndeshjes në 2-2.

Javët e fundit kanë qenë disi surreale për shqiptarin tjetër të kampionatit rumun, Kamer Qakën. Mesfushori i kombëtares shqiptare, fillimisht mori elozhet e presidentit të Steaus, Xhixhi Bekali, por më pas situtata mori një kthesë 180 gradë, me presidentin në fjalë që e caktoi si të pavlerë.

Fatmirësisht, situata ka marrë një zgjidhje. 23-vjeçari është rikthyer në huazim aty ku spikati, te skuadra e  Poli Iashit. Një zgjidhje perfekte, pasi kthehet në një ambient që e njeh, larg presionit që karakterizon një klub i madhësisë së Steauas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online