Stadiumi i ri i Totenhemit, është bërë një legjendë në Angli, pasi supozohej që do të përfundonte që përpara nisjes së këtij sezoni, teksa tashmë flitet që nuk do të jetë gati të paktën deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Kjo është diçka shqetësuese për “gjelat” e Londrës, të cilët ndeshjet e tyre si pritës i luajnë në “Wembley”. Gjithsesi, ditën e sotme biznesmeni anglez, Lord Sugar, ka postuar një video se si duket stadiumi tashmë dhe pamjet janë të mrekullueshme. Duket se çdo gjë më në fund po ecën sipas planit dhe stadiumi mund të hapë dyrt për ndeshjen e parë, në muajin shkurt.
Gjithashtu në mediat angleze është postuar një foto se si duket gjatë natës stadiumi dhe pamja është mbresëlënëse. Arena e re e Totenehemit, do të mbajë deri në 62 mijë tifozë dhe thuhet se do të jetë një nga stadiumet më të mira të futbollit të sotëm.
I had a tour of the new Spurs stadium yesterday. It’s amazing the best in Uk and Europe and possibly in the world. Most important thing is I had the honour of being the first person to take a pee in the directors lounge loo. pic.twitter.com/C43iSEnbti
— Lord Sugar (@Lord_Sugar) November 13, 2018