Arsenali zhgënjeu në takimin në vajtje kundër francezëve të Rene, ku u mund 3 –1. Megjithatë skuadra londineze është kujdesur që të shlyejë gabimin përpara tifozëve të tyre në “Emirates”.
“Topçinjve” i janë dashur vetëm 15 minuta për të shënuar dy gola e të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. Protagonisti i takimit, padyshim Pier-Emerik Obamejang me një gol e një asist.
Skuadrës së Unai Emeri i duhet dhe një gol tjetër për të qenë me e qetë, pasi një gol i palës franceze do ta kthente situatën përmbys sërish.