PSG vuajti vetëm gjatë pjesës së parë në ndeshjen me Ren, ndërsa në të dytën djemtë e Tuhel ishin të papërmbajtshëm dhe fituan me rezultatin 4-1 me golat e Kavanit (dygolësh), Di Marias dhe Mbapesë. “El Matador” zhbllokoi shumë shpejt ndeshjen, por Mbaje Niang barazoi rezultatin me anë të një goli shumë të bukur.
Ish-sulmuesi i Milanit shënoi me anë të një finte fantastike në minutën e 28-të, ndërsa gjatë minuta më pas u bë protagonist negativ. 24-vjeçari kreu një faull të frikshëm ndaj Kehrer, por vetëm karton i verdhë për të. Senegalezi meritonte kartonin e kuq, por arbitri e fali. E habitshme pasi arbitri kërkoi dhe ndihmën e teknologjisë VAR, por në fund vendosi ta kalonte këtë rast me një të verdhë.
No red card? You be the judge… ?#PSGSRFC pic.twitter.com/b2bY5ouHOP
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 27, 2019
PSG ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar videon e ndërhyrjes “horror” për t’ia lënë tifozëve të vendosnin nëse ishte apo jo karton i kuq. Tomas Tuhel nuk u përmbajt pas përfundimit të ndeshjes. “Nuk e kuptoj se për çfarë na duhet VAR? Përse? Nëse është penallti, VAR e anulon. Nëse është karton i kuq, me VAR nuk është. Është qesharake dhe nuk ka më kuptim që ta përdorim teknologjinë”, proteston trajneri gjerman, i cili gjatë pushimit nuk përtoi t’i drejtohej arbitrit kryesor me fjalët: “ik në shtëpi dhe merre atë m… me vete.”
Tacle mal maîtrisé ! Aucune intention de te faire mal, heureux de ne pas t’avoir blessé !!! @KehrerThilo belle fin de saison et encore désolé !@PSG_inside pic.twitter.com/I3lG2g8dvT
— M’Baye Niang (@MBaye9Niang) January 27, 2019
Niang është ndjerë keq për veprimin e bërë dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Sulmuesi nuk kishte asnjë qëllim të dëmtonte mbrojtësin gjerman, i cili ishte me fat dhe shpëtoi mirë në atë rast. “Ishte një ndërhyrje e llogaritur keq. Nuk kisha qëllim që të dëmtoja dhe jam i lumtur që nuk u dëmtove rëndë! Tilo Kehrer, të uroj një sezon të mbarë dhe më vjen shumë keq për ndërhyrjen e bërë.”