Përfundon telenovela e debateve në Shijak, drejtori Hoxha merr vendimin!

0

Dje pasdite ka përfunduar me një marrëveshje debati i nisur ditë më parë mes Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, dhe drejtorit të sporteve në këtë bashki, Astrit Hoxha. Ky i fundit e kishte kundërshtuar ditë më parë shefin e tij në bashki, pasi ai kishte dhënë disa leje kalimi futbollistëve të veçantë pa e pyetur drejtorin. Sipas Hoxhës, këto nuk i shërbejnë skuadrës dhe futbollit shijakas, por fushatës elektorale që nis muaj më vonë.

Për këtë arsye ka rreth katër ditë që vazhdojnë debatet mes tyre, madje edhe me ndërmjetës për ti qetësuar palët. Por burime zyrtare pranë Bashkisë konfirmuan sot për SportEkspres.com, se nuk ka dalë “tym i bardhë”. Astrit Hoxha nuk e ka duruar këtë sjellje të kryebashkiakut dhe ka menduar largimin, një formë e moderuar kjo, kur kujtojmë se mes tyre debatet kanë qenë shumë të forta.

Burimi në fjalë konfirmon se në vazhdim nuk do të ketë njeri tjetër në krye të sporteve në Bashkinë e Shijakut, ndërsa kryetari Kokomani ka caktuar shefin e klubit Altin Keçi që ta zëvendësojë Astrit Hoxhën. Erzeni renditet në vendin e 2-të në Grupin A të Kategorisë së Parë me 28 pikë, 7 pikë larg Vllaznisë të vendit të parë, të cilën e pret në Shijak më 2 shkurt, në sfidën e javës së 15-të.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.