VIDEO | Nga festa në vajtim, këta tifozë të Ajaksit s’e kanë marrë akoma veten

0

Eliminimi i Ajaksit në gjysmëfinalen e Champions League ka qenë një eksperiencë tepër e dhimbshme për miliona tifozë të ekipit nga kryeqyteti i Holandës.

Përveç lotëve të derdhur nga mijëra të pranishmit në stadiumin “Johan Cruyff”, një tjetër dramë është përjetuar nga disa tifozë të mbledhur në një lokal.

Në sekondat e fundit të takimit, grupi i tifozëve kishte filluar numërimin mbrapsht, me çdo sekondë që kalonte doza e gëzimit rritej, por më pas ndodh ajo çmenduri e Lukas Mourës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.