Ramadan Ndreu, trajneri i Kukësit, analizoi ndeshjen me Partizanin. Në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas goli” në Supersport deklaroi: “Ka diçka që nuk shkon, por Partizani kishte avantazhin e pikësve dhe ishte i qetë. Ishim pak në tension, na duhej patjetër fitorja. Atyre u bënte punë edhe barazimi. Skuadra ka probleme fizike, që i ka shfaqur. Pjesën e dytë nuk shfaqet mirë, që tregon se nuk është mirë fizikisht. Titulli? E kam thënë, e patë edhe sot që ishim më lart. Mund të fitonim. Na jep shpresë që të vazhdojmë punën. Pa diskutim që është shumë e vështirë, por do tentojmë”.
“Minutat e fundit? Deri në momentin e golit ishim mirë. Ai moment ishte një vendosje gabim e mbrojtësit të majtë dhe qendërmbrojtësi. Do e shoh më vonë. Ai ishte momenti i vështirë për ne, pasi në përgjithësi e kontrolluam lojën”.
“Penalltia? Është një vjedhje, nuk është penallti. Ai është lojtar që i vjedh penalltitë. Ka marrë topin dhe është përplasur te këmbët e Cuculit”.
“Gabimet e njëpasnjëshme? E vërtetë, ishin tre pasme gabim te Teqes, sidomos te goli. Ishte gabim i rëndë. Ra fuqia dhe nuk e shtyu dot topin. Nj moment u goditëm. Ishim më lart si në sulm, por edhe në mbrojtje. Na ndëshkuan në të vetmin rast”.
“Problemet fizike, prej punës jo të mirë të Cungut? Jo, rastësisht nuk është kjo. Ka 3-4 ndeshje që skuadra kur pëson në fund, çedojmë në 35 minutat e fundit. I druhesha, është problem i hershëm. Lidhet me disa lojtarë, që erdhën me vonesë. Kjo jep pasoja”.
“E kam thënë, të luash jashtë është e vështirë. Je gjithë kohën emigrant, nuk e dimë ku luajmë. Kjo ndikon, por jemi optimistë. I kemi lojtarët. Nuk e them për hipokrizi, por futbolli prodhon të papritura., Skuadrat janë aty-aty. Do shpresojmë që edhe kundërshtari të gabojë”.