VIDEO | Ndeshja e dytë, Merveil shijon golin e parë si blaugrana

Ish-futbollisti i Tiranës Merveil Ndokyt u transferua në formë huazimi me të drejtë blerje nga Getafe te Barcelona B gjatë ditës së fundit të merkatos së janarit.

Mesfushorit me tipare sulmuese i kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje për të gjetur golin e parë me fanellën “blaugrana”. Futbollisti 20-vjeçar shënoi golin për katalanasit në barazimin 1 – 1 kundër Olot.

Në klubin e Tiranës po e shikojnë me vëmendje paraqitjet e ish-futbollistit, pasi bardheblutë zotërojnë një përqindje të kartonit të tij dhe në rast se Barcelona bie dakord ta blejë lojtarin në fund të sezonit, të adhurat për klubin kryeqytetas do të jenë të konsiderueshme, madje do të kalojnë shumën prej rreth 500 mijë eurosh që Tirana përfitoi nga shitja e kartonit te Getafe në verën e 2017-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *