VIDEO | Ndalet Totenhami, “Djajtë” i falën ‘super’ De Geas

Totenham-Mançester Junajtid ishte kryendeshja e javës së sotme në kampionatin anglez të futbollit dhe kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Totenhami shihej si skuadra favorite për të triumfuar, por Junajtid nën drejtimin e Solskjaer duken të rilindur.

Loja u dominua nga “Gjelat” e Londrës, që tentuan në të gjitha mënyrat për ta fituar sfidën. Gjithsesi, në fund do të triumfonin “Djajtë e Kuq”, kjo dhe për shkak të një portieri De Gea të shkëlqyer.

Gardiani spanjoll bëri mbi 8 pritje brenda zonës së rreptësisë, duke vendosur një rekord personal. Kejn, Eriksen dhe Dele Ali dështuan të mposhtin numrin 1 të Junajtid dhe “Djajtë”, fituan falë një goli të Rashford, i cili gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë.

Premier League, java e 22-të

Totenham – Man. Junajtid 0-1
Shënues: Rashford 44’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *