VIDEO | Napoli “shuplakë” Sampdorias, ndalet “furia” e Kualjarelës

Napoli ka hedhur pas krahëve eliminimin në Kupë nga Milani, teksa mundi ditën e sotme në “San Poalo” Sampdorian me rezultatin 3 – 0. Në këtë takim Ançeloti uli në stol francezin Malkyit dhe i besoi për 90 minuta mbrojtësit shqiptar Elseit Hysaj.

Shkodrani festonte sot 25-vjetorin e lindjes, megjithatë në të tilla nivele nuk ka dhurata të këtij lloji. Milik, Isinje dhe Verdi ishin autorët e golave për të zotët e shtëpisë.

Napoletani i Sampdorias, Fabio Kualjarela nuk mund të gjente rrugën e rrjetës ndaj ekipit të zemrës. Sulmuesi 36-vjeçar shënonte prej 11 takimesh radhazi dhe kishte mundësinë të thyente rekordin e vendosur nga Batistuta 23 vite më parë, por siç duket e ndajnë këtë arritje do e ndajnë së bashku dhe për shumë vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online