Arsenal dhe Napoli po diskutojnë një vend në gjysmëfinalet e Europa League. Në ndeshjen që po luhet në këto momentë në “Emirates Stadium”, Arsenali ka arritur të kalojë dy herë në avantazh ndaj Napolit në vetëm 25 minuta lojë.
Aron Ramsej shënoi golin e parë pas një aksioni perfekt pa u mbushur çerek ore lojë.
Goli i dytë është autogol i mbrojtësit Kulibali. Torreira ka përfituar nga një hezitim i brojtjes kundërshtare, duke rrëmbyer topin. Goditja e tij jashtë zone devijohet nga Kulibali dhe përfundon në rrjetë për 2-0.
Arsenal – Napoli 2-0
Ramsej ’15, Torreira ’25