VIDEO | Muriqi i shënon Bashakshehirit, Qaka e Balaj festojnë triumfet

Asnjë minuta për Bekim Balajn, i cili pa të fitonte skuadrën e tij në transfertë kundër Krilia Sovetov. Sulmuesi shkodran ishte në stol, ndërkohë që për Ahmat Grozni fitorja e marrë ishte me shumë vlera.

Kamer Qaka u aktivizua për 90 minuta në takimin që Poli Iashi fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Astras. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të, ndërkohë që ekipi i tij luajti prej minutës së 41-të me një lojtar më pak. Llullaku mundoi për Astrën.

Sokol Cikalleshi po merr minuta te Gëztepe, por sërish nuk ka shënuar. Sulmuesi kavajas zbriti në fushë për ekipin e tij në minutën e 63-të, kur ndeshja ishte 2-0 në favor të Erzurum. Skuadra e sulmuesit shqiptar realizoi në shtesë, por doli pa pikë nga kjo transfertë.

Vedat Muriqi është ai që ka shënuar në Superligën turke, madje Bashakshehirit kryesues. Rizespori u mund 2-1 dhe sulmuesi i Kosovës realizoi me një goditje brenda zonës pas një aksioni të bukur të skuadrës së tij. Ujkani vijon të qëndrojë në stol për skuadrën turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online