Rizespori i Vedat Muriqit dhe Samir Ujkanit është mundur thellë nga Beshiktashi me rezultatin 4 – 1. Skuadra nga pjesa lindore e Turqisë mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 11-të, diçka kjo që ua bëri shumë më lehtë lojën Beshiktashit.
Goli i vetëm për Rizesporin u shënua në minutën 50-të kur ndeshja ishte 2 – 0. Qendërmbrojtësi kilian Enzo Roko çoi topin në rrjetën e tij. Lojtari i Beshiktashit pretendoi për një faull për shkak të shtyrjes së Muriqit në një duel ajror, por kryesori i takimit nuk ishte i të njëjtit mendim. Muriqi luajti për 90-minuta, ndërsa Samir Ujkani qëndroi sërish në stol për të 10-ën ndeshje radhazi.
</