Ndeshjet miqësore të ekipeve evropiane nuk kanë të mbaruar në këtë fazë parasezonale, me qëllim arritjen e kushteve më të mira fizike. Monako dhe Valencia ka qenë ndeshja e radhës e zhvilluar me këtë qëllim.
Më në fund Monako ka treguar shenja jete pas tre humbjeve rresht. Skuadra nga pricipata ka arritur të dalë fitimtare ndaj spanjollëve, duke fituar minimalisht 1-0.
Ndeshja ka qenë e barabartë, me të dy ekipet që e kanë nisur ndeshjen me më të mirët. Megjithatë, ka qenë Monako që është treguar më racionale duke shënuar në minutën e 39-të me Foster dhe ruajtur këtë rezultat deri në fund.