VIDEO | Moment komik në “Old Traford”, Sançez ulet në vendin e gabuar

0

Mançester Junajtid mori një fitore ditën e sotme në përballjen me Riding, në një ndeshje të vlefshme për raundin e 1/32-ave të “FA Cup”. Sfida u mbyll me rezultatin 2-0, ku trajneri Solskjaer mori sinjale mjaft të mira, sidomos nga dyshja e rikthyer titullare, Romelo Lukaku e Aleksis Sançez.

Pikërish ky i fundit, luajti për 64 minuta, ku u zëvendësua më pas nga Markus Rashford. Në momentin që kiliani shkoi të ulej në stolin e “djajve të kuq” ndodhi një incident, që shkaktoi jo pak të qeshura në stafin teknik të Junajtid. Sançez u ul gabimisht në vendin e Ole Gunar Solskjaer. Tekniku norvegjez e kaloi me të qeshura këtë moment, teksa e “përcolli” lojtarin e tij në vendin e tij më pas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.