Edhe pse Barcelona i kishte mbyllur llogaritë e kualifikimit e vlerësoi maksimalisht ndeshjen me Totenhemin. Katalanasit kaluan në avantazh falë një goli të Osman Dembele, i cili e mori topin në gjysmëfushën e skuadrës së tij dhe avancoi i vetëm deri sa arriti të shënonte golin. Një realizim fantastik dhe i gjithi për t’u shijuar.
Por, lojtari ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë javës, pasi duket se adoleshenca nuk i ka kaluar ende. 21-vjeçari ka probleme me gjumin, aq sa në një prej seancave stërvitore u shfaq jo pak por 30 minuta me vonesë. Sulme të shumta ndaj tij, pasi flasim për një lojtar i cili luan në nivele të larat dhe nuk janë aspak të hijshme sjellje të tij.
Gjithsesi, goli i realizuar prej tij ishte më tepër se fantastik, duke dëshmuar se ai është një talent edhe pse ka disa kapriço apo sjellje që nuk i takojnë një profesionist. Gjobës nuk i ka shpëtuar as prej golit të shënuar, por mbi të gjitha ai u mbylli gojën skeptikëve të cilët e kishin vënë në pikëpyetje nëse ai ishte i denjët për një ekip si Barça.
https://twitter.com/zbikdawid/status/1072594843224952835