Korabi ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në miqësore, teksa këtë herë ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Shënkollit. Lezhjanët ishin ata që shënuan të parët, por dibranët përmbysën rezultatin dhe trajneri Bubeqi ka mbetur i kënaqur nga loja e zhvilluar prej lojtarëve të tij.
Skuka ishte ai që barazoi ndeshjen, duke shfrytëzuar krosimin e Likës. Sulmuesi i ri mposhtu portierin e Shënkollit me një goditje me kokë. Golin e fitores e realizoi Trimi me një goditje nga jashtë zone. Korabi dhe Shënkolli garojnë në grupin A të Kategorisë së Parë dhe ky test u shërbeu stafeve teknike për të parë gjendjet e skuadrave.
MIQËSORE – E mërkurë, më 23 janar
KORABI-SHËNKOLLI 2-1
Shënues: Skuka, Trimi
Korabi: Birja, Doçi, Hoxha, Kalluci, Koçi, Osmani, Lika, Karaj, Raza, Reçi, Skuka. (U aktivizuan: Mehidri, Laçka, Trimi, Dida, Muça, Lala, Gjediku, Hysi, Haka, Shehu, Bogdani). Trajner: Dorian Bubeqi
https://www.facebook.com/kfkorabi.al/videos/2407216225977649/