VIDEO | Milik “fenomenal”, Napoli nderohet në frymën e fundit

0

Napoli ka marrë një fitore të vuajtur në transfertën e Kaljarit, ku Milik ishte heroi i sfidës. Në minutën e 91-të polaku shënoi një perlë nga goditja e dënimit, për ti dhënë fitoren ekipit të tij, duke e çuar përsëri në tetë pikë diferencën me Juventusin e vendit të parë.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, me një Kaljari që ishte vendosur mjaft mirë, ndërsa Napoli zbriste në fushë me zgjedhjet e dyta. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, në një 45 minutësh pa raste dhe me një lojë më së shumti të kujdesshme nga të dyja ekipet.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Napolin, teksa me minutat që kalonin, presioni te të kaltrit shtohej akoma më shumë. Ançeloti hodhi në lojë “artilerinë” e rëndë, teksa Mertens, Insinje dhe Kajehon u futën njëri pas tjetrit në fushë. Gjithsesi, zgjidhja e takimit nuk erdhi nga tridhëmbëshi i futur në lojë, por nga këmbët e Arkadjuz Milik.

Polaku ekzekutoi në një mënyrë fantastike një goditje dënimi, ku e ndali topin në trekëndësh dhe çmendi në festë napoletanët. Kështu, Napoli merr një fitore mjaft të rëndëishme dhe diferenca me Juventusin shkurtohet përsëri në tetë pikë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.