Shpehar e mbyll me Kukësin, sulmuesi lajmëron largimin

0

Dino Shpehar është largimi i parë i Kukësit. Sulmuesi është përshëndetur me shokët e skuadrës sot, përmes një mesazhi të hapur, ku vetë ai i uron lojtarët e Kukësit për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Çuna, nga sot nuk do të jem më pjesë e Kukësit. Ju uroj të kaloni pushime të mbara dhe gëzuar vitin e ri. Faleminderit të gjithëve për mbështetje. Kam krijuar miqësi që do të zgjasë përjetë. Uroj që të ecni në këtë rrugë dhe të triumfoni në kampionat dhe Kupë. Ju uroj gjithë të mirat, do jemi në kontakt. Forca çuna, ju uroj suksese”.

Kroati luajti vetëm 13 ndeshje, nga të cilat vetëm 2 nga minuta e parë, duke shënuar dhe një gol në kampionat, por nuk mundi asnjëherë që të bindte stafin teknik për t’i besuar më shumë. Vetë lojtari ka kërkuar një sfidë të re, pasi që ditën e djeshme ka qenë babi i lojtarit, por edhe sot ai është parë në stadium, ku ka qenë nën shoqërinë e të birit, por edhe të drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi.

Dino Shpehar dhe babi i tij, Robert Shpehar para ndeshjes Kukësi-Kastrioti në Elbasan Arena!

Edhe faqja e Kukësit e ka njoftuar largimin e kroatit, teksa përmes një postimi në faqen zyrtare është njoftuar se lojtari ka ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

FK Kukësi mbyll bashkëpunimin me Dino SpeharEkipi i Futboll Klub Kukësit ka përfunduar marrëveshjen me futbollistin…

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Sonntag, 23. Dezember 2018

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.