VIDEO | Manaj i pafat, gabimi amatoresk i arbitrit i anulon festën e golit

Albasete e Rei Manajt fitoi sot në transfertë ndaj Kordobës, por pavarësisht tri pikëve, sulmuesi lushnjar ka dalë nga fusha disi i mërzitur, dhe kjo pasi gjyqtari i takimit i anuloi një gol të rregullit me justifikimin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Pamjet filmike e tregojnë qartazi se goli është i rregullt, çka me siguri e bën akoma më të dhimbshëm këtë episod për sulmuesin 21-vjeçar.

Manaj ka ironizuar këtë gjë me anë një postimi në “instagram”, ku në njërën prej tyre ka vënë në mbishkrim numrin 7, ndoshta për të treguar se ky do ishte goli i shtatë sezonal për të, pasi që nga fillimi i sezonit ka shënuar pesë gola në kampionat dhe një gol në Kupë.

Postimet në “Instagram” të Manajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *