Video mallëngjyese: 13 vite më parë Keita Balde merrte leksione nga Eto

0

Keita Balde, blerja më e re e Interit është një produkt i akemisë së famshme të Barcelonës, “La Masia”. Sulmuesi 23-vjeçar ka jetuar që në fëmijëri në Katalonjë ku ka qenë një ndër talentët më premtues, por syri dinak i Igli Tares, si dhe mungesave e prespektivës në klubin ku u formua, bënë që Keita t’i thoshte lamtumirë kampionëve spanjollë.

Së fundmi në internet po qarkullon një video shumë e bukur, ku një Keita 10-vjeçar merr leksione, xhonglimi, driblimi dhe gjuajtjeje nga vetë sulmuesi me famë botore Samuel Eto, i cili asokohe luante me Barcelonën dhe më vonë do të shkruante historinë me skuadrën e Interit me fitimin e tripletës në vitin 2010. Në video Eto impresionohet nga aftësitë e Keitas, i cili në atë kohë cilësohej si lojtari më i mirë i asaj grupmoshe në akademinë e Barcelonës.

In quel di Barcellona, correva l'anno 2005… ?

Gepostet von Internazionale Milano 1908 am Donnerstag, 16. August 2018

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.