Prapaskena | 300 milionë për Nejmarin, ja situata!

Largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë boshllëk te Reali i Madridit, që ende nuk e ka zëvendësuar portugezin. Humbja e finales së Superkupës së Europës ka lënë të kuptohet se spanjollët nuk do të jenë edhe aq konkurrues sivjet, ndaj edhe duhet bërë një goditje e madhe.

Transferimi i Nejmar është ai që presin të gjithë. Sulmuesi brazilian është një dëshirë e vjetër e Realit dhe është folur shpesh edhe për shifra e skenare për të arritur tek ai. Florentino Perez i ka sytë nga Franca dhe është gati paguajë plot 300 milionë euro.

Nejmar do ishte zëvendësuesi ideal i Kristiano Ronaldos dhe kjo të kthente optimizmin te tifozët. Spanjollët po vëzhgojnë me kujdes çfarë po ndodh te PSG. Kampionët e Francës po hetohen dhe mund të ketë sanksione për ta, ndaj edhe do të jenë të detyruar të shesin.

Braziliani është një nga ata lojtarë që me shitjen e tij do sillte të ardhura të rëndësishme te francezët dhe Reali ka gati 300 milionë euro, rreth 70 milionë më shumë se sa PSG e ka blerë Nejmarin te Barcelona. Hetimet vazhdojnë dhe pritet që në ditët e fundit të gushtit të merret vendimi nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online