Reali i Madridit u ndal te barazimi 1-1 mbrëmë në Bilbao, ndaj Atletik Bilbaos luftarak, ndërsa stadiumi ishte një furrë. Tifozeria baske e mbështeti në mënyrë të jashtëzakonshme ekipin e vet dhe në fundin e ndeshjes, kur Reali po dominonte e po ushtronte presion të madh, fishkëllimat vërshuan ndaj lojtarëve madrilenë.
Megjithatë, kur Marselo kreu një gjest teknik fantastik pranë vijës anësore, me disa xhonglime si në plazh, San Mames i ndali fishkëllimat, sepse ishte momenti për të duartrokitur në kor yllin brazilian…
Marcelo ending Careers pic.twitter.com/obnE2qfFyZ
— Kelley Boss (@KelleyBos) September 15, 2018