VIDEO | Llullaku i shkëlqyer, krijon nga hiçi golin e Astrës

0

Azdren Llullaku po kalon një sezon të shkëlqyer dhe mesfushori kuqezi vazhdon të jetë protagonist për ekipin e Astrës. Edhe në takimin e sotëm, 31-vjeçari tregoi formën e mirë, pasi i dha avantazhin skuadrës së tij në Kupën e Rumanisë përballë Kalarasit.

Llullakut i duhen vetëm katër minuta më për të ndërtuar golin e parë. Pasi lirohet mirë në mesfushë, mesfushori shërben në krah dhe vrapon fuqishëm drejt zonës. Topi nga e djathta i rikthehet Llullakut brenda zonës, i cili shërben menjëherë për sulmuesin Hambo, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.

Kupa e Rumanisë

Kalarasi – Astra  0-2
Hambo 4’ 7’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.