Poçetino “sulmon” ekipin: Më duhen 10 vite për t’ua ndryshuar mentalitetin!

Totenhemi humbi një shans të artë për t’u ofruar me kreun në fundjavën e kaluar. “Spurs” u mposhtën në transfertë përballë Bërnlejt me rezultatin 2-1 dhe diferenca me Liverpulin kryesues ka shkuar 6 pikë.

Mauricio Poçetino ka “shpërthyer” kundër ekipit të tij në një prononcim për “The Sun”. Trajneri argjentinas kapet me mentalitetin dhe motivimin e ekipit. Përballë ekipeve të forta nuk është e vështirë të motivohesh, por kampionati fitohet duke mos bërë gabimeve kundër ekipeve të vogla.

Ajo që ka ndodhur më ka shqetësuar shumë. Nevojiten pesë ose dhjetë vjet për të ndryshuar mentalitetin e këtij ekipi. Kur po lufton për objektiva madhorë, duhet të tregosh mentalitetin e duhur. Kundër Bërnlejt nuk treguam shumë vendosmëri dhe nuk ishim aspak ambiciozë. Një gjë e tillë më shqetëson.”

“Është e lehtë të motivohesh kur luan kundër Arsenalit, Çelsit, apo Borusias së Dortmundit, por një skuadër ekip fitues duhet të motivohet dhe në ndeshje të tjera. Kemi treguar që kemi kualitet dhe jemi një skuadër e mirë, por nuk mjafton për të fituar titullin kampion.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online