Ndoj kundër së kaluarës: E çuditshme t’i shënoja Padovës, treguam karakter

0

Emanuele Ndoj shënoi një gol të bukur kundër Padovës në transfertë të martën në mbrëmje, duke shmangur humbjen e Breshias së tij. Goli i tretë në kampionat për mesfushorin e kombëtares tonë, ndërkohë që ka dhuruar dhe katër asiste.

Breshia vazhdon të renditet e para në Serie B dhe është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian. 22-vjeçari ka folur për “Padovagoal.it”, ku analizon barazimin e arritur. Ndoj ka kaluar 6 vite me Padovën, ndërsa tashmë është i përqendruar te Breshia, që ka përfituar nga humbjet e rivalëve të saj.

Ishte e çuditshme të shënoja në Euganeo. Këtu jam rritur dhe kam luajtur që nga mosha 10 deri në atë 16-vjeçare. Më pas ndodhi falimentimi dhe mua mu desh të largohesha nga Padova për t’u transferuar në Romë. Ishte një gol shumë i rëndësishëm, sepse Padova na kishte vendosur në vështirësi dhe po e humbisnim ndeshjen. U treguam të aftë dhe reaguam. Kjo pikë na avantazhon duke marrë parasysh dhe humbjet e Palermos dhe Leçes. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu”, përfundon Emanuele Ndoj.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.