Dortmund dhe Liverpul zhvilluan një miqësore në tokën amerikane, ku në fund të 90 minutave skuadra gjermane doli me kokën lart duke fituar ndeshjen me rezultatin 3 – 2. Jyrgen Klop përzgjodhi një skuadër me shumë emra të rinj, ndërsa verdhezinjtë testuan kryesisht lojtarë të ekipit të parë.
An excessive heat warning didn't stop the best fans in the world from turning Notre Dame Stadium into Anfield for the night ??
Thank you, Reds ?#LFCPreSeason pic.twitter.com/JYnf3JmtGu
— Liverpool FC USA (@LFCUSA) July 20, 2019
Uilson dhe Breuster shënuan për anglezët, ndërsa golat e fitores për palën gjermane patën si autor Alkaser, Delanei dhe Larsen. Ndeshja e radhës për Liverpul është kundër andaluzianëve të Sevijës pas dy ditësh. Dortmund rikthehet në fushën e blerë pas një javë, ku do të ndeshjet me Udinezen në një miqësore të zhvilluar në Austri.
Liverpul 2 – 3 Dortmund
Shënues: Uilson 35’, 75’ / Alkaser 3’, Delanei 53’, Larsen 58’
https://www.youtube.com/watch?v=RgSiPnUs8Eg