VIDEO | Lenjani e Sadiku “pushtojnë” Zvicrën, çfarë vlerësimesh!

Ermir Lenjani dhe Armando Sadiku kanë pasur një ditë të mirë dje, teksa kanë shënuar me skuadrat e tyre. Anësori i majtë arriti të realizonte pas vetëm 11 sekondash lojë dhe është futur në historinë e futbollit zviceran.

Goli i realizuar prej Lenjanit është më i shpejti në historinë e kampionatit. Një arsye për t’u krenuar, ndërkohë që pret tanimë të mësojë trajnerin e ri të kombëtares. Rikthimi me fanellën kuqezi është dëshirë e madhe e anësorit. Paraqitja e mirë ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të javës, nga SportalHD.com.

Mes “yjeve” është përfshirë edhe Armando Sadiku. Sulmuesi i kombëtares i befasoi të gjithë, duke i shënuar Bazelit nga rreth 30 metra. Një gol mjaft i bukur dhe Sadiku nuk ka ngurruar edhe të shfryjë, duke sharë edhe në gjuhën shqipe. Ai është përfshirë në formacionin më të mirë edhe të prestigjiozes “Blick”.

Lenjani dhe Sadiku në formacionin më të mirë të SportalHD
Sadiku në formacionin më të mirë të Blick

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online