Arsenali ka marrë një fitore me përmbysje 3-1 në shtëpi përballë Valencias, në gjysmëfinalen e parë mes dy skuadrave. “Topçinjtë” e Londrës e nisën takimin shumë ngadalë dhe Valencia përfitoi. Miqtë shënuan shumë shpejt me anë të mesfushorit Diakhabi, i cili në minutën e 11’ ndëshkon portierin Çeh nga një distancë e afërt.
Ky gol zgjoi Arsenalin dhe vetëm 7 minuta më vonë, Aleks Lakazet barazoi shifrat. Sulmuesi francez është në vendin e duhur për të përfituar nga një pasim i Obamejang dhe me portën thuajse të boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë. Do të ishte sërish francezi ai që do të shënonte për të përmbysur shifrat, pasi në minutën e 26’ do të realizonte një gol të bukur me kokë.
Për të vendosur rezultatin final të sfidës, mendoi Obamejang, i cili në minutën e 90’ realizon golin e tretë për Arsenalin, duke shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Europa League, gjysmëfinale
Arsenal – Valencia 3-1
Lakazet 18? 26?, Obamejang 90′ / Diakhabi 11?