Frankfurti e Çelsi janë ndarë në barazim 1-1 në vajtjen e gjysmëfinaleve të Europa League, me Blutë që kanë marrë një rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se kthimin e luajnë në shtëpi dhe do u mjaftojë edhe barazimi 0-0.
Megjitatë, këtij Frankfurti nuk i duhet zënë besë, sepse gjermanët luajnë futboll të bukur, agresiv e shumë sulmues, ndërsa kanë një xhevahir si Luka Joviç, i cili edhe sot gjeti golin, pas 23 minutash, pas pasimit nga Filip Kostiç.
Çelsi u paraqit dobët në pjesën e parë, por në minutat e fundit të saj e rriti ritmin dhe Ruben Loftus Çik krikoi golin e barazimit nga Pedro.
Në pjesën e dytë, kur u fut edhe Eden Hazard, Çelsi ishte skuadra dominuese në fushë dhe rastet nuk munguan, edhe për Frankfurtin, ndërsa David Luiz goditi traversën me një predhë nga distanca.
Pa fitues në fushë, por me fitues të mëdhenj tifozët, sepse në tribuna spektakli ishte fantastik.
Eintracht Frankfurt are playing their first European semi-final since 1980.
Their fans have created an incredible atmosphere for it. 😳
🎥 @btsportfootballpic.twitter.com/x5H5mWK9tl
— Squawka Live (@Squawka_Live) May 2, 2019