VIDEO | Lakazet i prish festën Liverpulit, Arsenal mbetet në garë për titullin

Përballja spektakolare midis Arsenalit dhe Liverpulit është ndarë në barazim. Sfida e luajtur në “Emirates Stadium” u vendos nga golat e mesfushorit Xhejms Milner, i cili shënoi në minutën e 61 dhe goli i Aleksandër Lakazet, i cili shmangu humbjen e ekipit të tij tetë minuta përpara fundit të ndeshjes dhe mban Arsenalin në garën për titull.

Ndeshja pati intensitet, ritëm dhe raste nga të dy krahët, me “The Reds”, që gjeten golin e avantazhit në pjesën e parë me Sadio Mane, por arbitri u anuloi për pozicion jashtë loje të sulmuesit senegalez. Megjithatë, Liverpuli gjeti avantazhin me anë të Milner në minutën e 61. 32-vjeçari shfrytëzoi një grushtim jo të mirë të gjermanit Leno dhe goditi fort me të djathtën, duke kaluar ekipin e Klopit në avantazh.

Arsenali nuk u pajtua me rezultatin dhe arriti të barazonte sfidën me sulmuesin Lakazet. Francezi shfrytëzoi një pasim të bukur të Iuobit dhe arriti të shënonte një gol të bukur, duke barazuar ndeshjen. Gola nuk pati më dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Liverpuli ngjitet përkohësisht në krye në kuotën e 27 pikëve, një më shumë se Mançester Siti, që luan nesër kundër Southemptonit, ndërsa “topçinjtë” ngjiten në kuotën e 23 pikëve, katër më pak se Liverpuli kryesues.

Arsenal – Liverpul 1-1
(Lakazet 82’ / Milner 61’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *