Edicioni i ri i La Ligas filloi ditën e djeshme me përballjet Zhirona – Real Vajadolid dhe Betis Levante. Takimi i parë u mbyll në një barazim pa gola, ndërsa ndeshja në tokën andaluziane rezultoi një 90-minutësh tipik spanjoll.
Skuadra e Levantes në të cilën bën pjesë edhe sulmuesi i kombëtares tonë, Armando Sadiku, befasoi të zotët e shtëpisë me fitoren 0-3. Fillim më të mirë për valencianët nuk mund të kishte. Rezultati të gënjen disi, pasi Betis dominoi gjatë pjesës dërrmuese të takimit, por Levante u tregua dinake duke qenë mos falur para porte në të gjitha rastet që iu dhanë.
Një e veçantë e mbrëmjes ishte dhe goli i dytë, ku sulmuesi 31-vjeçar Hoze Morales kreu një mrekulli të vërtetë duke bërë një sprint 80 metra, gjatë të cilit dribloi disa kundërshtarë, një “perlë” që e vetëm futbolli spanjoll na e ofron.