Konfirmohet, Sokol Cikalleshi nuk ia del dot

0

Osmanslispor është gati për ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, teksa këtë herë luan në shtëpi kundër Giresunspor. Skuadra turke synon fitoren, pasi objektivi kryesor është rikthimi në Superligë. Për këtë arsye ata kanë mbajtur në ekip edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi.

Kavajasi ishte titullar në takimin e javës së parë, por nuk shënoi dot gol. Në pjesën e dytë u zëvendësua dhe më pas u mësua se kishte pësuar një dëmtim.

Gjatë kësaj periudhe Cikalleshi është përgatitur i diferencuar dhe ende nuk është gati për lojë. Nuk dihet se sa do të mungojë, por në takimin e orës 18:15 kundër Giresunspor nuk do të jetë nën urdhrat e stafit teknik.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.