VIDEO / Kushte të tmerrshme para finales, a mund të luhet kështu?

Sot në orën 21:00 do të nisë takimi i parë i finales së kupës Libertadores midis Boka Xhuniors dhe River Plejt në stadiumin e Bokës, “La Bambonera”. Por, kushtet e rënda atmosferike që kanë mbërthyer kryeqytetin e Argjentinës rrezikojnë ta çojnë takimit drejt anulimit.

Reshjet e shumta të cilat i kalojnë me intensitet 40 milimetra në orë e kanë kthyer fushën e stadiumit të Boka Xhuniors në një moçal të vërtet. Një video e publikuar së fundmi nga mediet argjentinase tregojnë se tapeti i fushës ku do të zhvillohet finalja e sotme, është shumë larg gjendjes optimale që kërkohet për t’u luajtur një ndeshje normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *