Tibo Kurtua duket në një krizë totale. Portieri konfirmoi momentin e keq që po kalon dhe në mbrëmjen e sotme, teksa bëri një gafë të rëndë me kombëtaren e tij, por që për fat të mirë nuk ndikoi në rezultatin final të takimit, pasi Belgjika triumfoi 3-1.
Një moment jo i mirë për Kurtuan, i cili duket në rënie të lirë, teksa edhe në Madrid, duket se me ardhjen e Zinedin Zidan nuk e ka më postin e titullarit të sigurt. Në ndeshjen e fundit në kampionat, si titullar luajti Keilor Navas, me kosta rikanin, i cili merr akoma më shumë avantazh ndaj belgut pas paraqitjes së sotme.