VIDEO | Kukësi likuidon Kastriotin dhe “mbërthen” Partizanin

Kukësi nuk hasi shumë vështirësi ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Skuadra verilindore fitoi me rezultatin 2 – 0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Vesel Limaj dhe sulmuesi mozambikas Rexhinaldo ishin ata që vunë emrin në listën e shënuesve.

Pjesa e dytë e takimit nuk pati shumë volum me Kukësin që mbajti kontrollin e topit dhe krutanët, që u treguan të pafuqishëm për të rrezikuar portën e Frashërit.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E diel, më 23 dhjetor 2018, ora 13:30
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Kukësi-Kastrioti 2-0
Shënues: LImaj 2′, Rexhinaldo 35′

Kukësi: Frashëri, Maliki (Rrumbullaku 57′), Qaqi, Shameti, Krasniqi, Uilliam, Limaj, Shkodra, Ethemi (Kalaja 61′), Çyrbja, Rexhinaldo (Shpehar 63′). Trajner: Armando Cungu
Kastrioti: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj (Vatnikaj 73′), Shehu (Caca 56′), Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Vëzhgues: Kridens Meta, Melis Dervishi, Rejdi Zajimi, Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Maliki 32′ / Çela 34′
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

35′ Gol – Rexhinaldo është rikthyer te goli, teksa ka realizuar golin e dytë në portën e Kastriotit. Sulmuesi shënoi me një goditje me kokë dhe ia dedikon golin të birit

2′ GOL – Vesel Limaj me një goditje nga jashtë zone arriti të mposhtë portierin Puja dhe të kalojë në avantazh Kukësin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *