Fabio Kualiarela është 35 vjeç, por duket se është në kategorinë e yjeve që nuk plaken kurrë dhe sa vijnë e bëhen më të mirë.
Sulmuesi i Sampdorias ishte protagonist i madh në fitoren 3-0 ndaj Napolit, duke dhënë një asist dhe duke shënuar në fund një gol të mrekullueshëm, që mund të thuhet pa frikë se do të jetë goli i sezonit në Itali.
Një gol i pafestuar, në shenjë respekti, sepse në Napoli Kualiarela ka kujtime të shkëlqyera dhe dëshironte të bëhej kapiten e të mbyllte karrierën, por një histori absurde e detyroi të largohej, me një polic që i bënte shantazh.
OH NO YOU DIDN'T FABIO QUAGLIARELLA ?pic.twitter.com/M8N75BceGP
— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) September 2, 2018