Ronaldinjo kurorëzon Mesin: Leo më i miri i historisë, shpresoj të luajë dhe… 20 vite

Kur vjen fjala për Leo Mesin, Ronaldinjo është i sigurtë në atë çfarë thotë. E ka parë të rritet, kanë luajtur bashkë, ndërsa braziliani vendosi të kalonte te Milani dhe rrugët u ndanë, por ata mbeten miq të mirë dhe tifozë të njëri-tjetrit. Në një prononcim për “Sport”, Ronaldinjo ka folur për numrin 10-të të Barcelonës, të cilin e cilëson si futbollistin më të mirë… të historisë së futbollit.

“Mesi është më i miri i historisë. Askush nuk ka arritur të bëjë atë që ka bërë Mesi dhe unë shpresoj që ai të vazhdojë të luajë dhe për 20 vite të tjera. Kur të tërhiqet nga futbolli, duhet “tërhequr” dhe bluza me numër 10.

Mesi apo Ronaldo? Për mua nuk është një çështje se kush është futbollist më i kompletuar, por një çështje shijesh dhe mua më pëlqen të shoh stilin e Leos. Ronaldo është një futbollist i kompletuar, por Mesi është numri një. Sa i përket Kutinjos, ka lojtarë me të cilët kam luajtur dhe lojtarë që do të dëshiroja të kisha luajtur me to dhe Kutinjo është njëri prej tyre”, përfundon 38-vjeçari brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online