Turbina kompleton stafin, pret vetëm një portier

Turbina ka pushuar këtë të diel dhe të henen mbasdite i rikthehet javës stërvitore për ndeshjen e javës së parë në Kategorinë e Parë, kundër Apolonisë. Ndërkohë, stafi i Turbinës është kompletuar përpara fillimit të kampionatit.

Trajnerit Sinan Bardhi dhe zëvendësit të tij Alfred Allamani i është bashkuar edhe trajneri i ri i portierëve, elbasanasi Gerald Sina. Ky i fundit ka luajtur më parë me skuadrën cërrikase dhe ka lënë mbresa.

Trajneri i ri i portierëve është në kërkim të një portieri cilësor me eksperiencë, pasi për momentin nuk është e qetë me portierët që ka në organikë, apo që ka provuar pa i pëlqyer. Sipas klubit, shumë shpejt Turbina do të gjejë gardianin që i mungon për momentin dhe do të blindojë katërkëndorin e vet.

Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online