Borusia e Dortmundit e bëri një gabim në Dyseldorf në mesjavë, por nuk mund të gabonte në shtëpi, në ndeshjen e fundit të vitit.
Skuadra e drejtuar nga Lysien Favre ka mundur 2-1 Borusian e Mënçengladbahut, në një sfidë me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse përballeshin e para me të dytën.
Nëse Dortmundi është në krye, kjo nuk është rastësi, ashtu si nuk është rastësi që kjo skuadër ka sulmin më të mirë në Bundesligë, me 44 gola të shënuar në 17 ndeshje.
U dëmtua që në fillim spanjolli Alkaser dhe u duk goditje e rëndë, por u fut njeriu i ndeshjes, Mario Gëce, i cili për herë të parë që prej vitit 2013 dha dy asiste në një takim.
Fillimisht, në minutën e 42-të heroi i Gjermanisë në Botërorin 2014 dha pasim të bukur për anglezin Sanço, i cili shënoi një gol spektakolar.
?? Jadon Sancho (@Sanchooo10) has just scored his sixth #Bundesliga goal of the season ? #BVB pic.twitter.com/1w6GyfQqOI
— English Players Abroad (@EnglishAbroad1) December 21, 2018
Gladbah barazoi pa kaluar as 4 minuta, sepse në shtesën e pjesës së parë Kramer ekuilibroi gjithçka.
Presioni i Dortmundit u rrit në pjesën e dytë dhe në minutën e 54-t Gëce dha një pasim perfekt për Rojs, i cili nuk mund të gabonte (11 gola e 6 asiste këtë sezon). 2-1 dhe asnjë gol në vazhdim, me të dyja skuadrat që patën shanse, në një ndeshje fantastike.
Tashmë Dortmundi shkon +9 nga Bajerni, që luan nesër në Frankfurt. 42 pikë për “Die Schwarzgelben” në pjesën e parë të sezonit, vetëm një pikë më pak se rekordi i vet, vendosur në sezonin 2010/11. Atë vit Dortmundi fitonte titullin, meqë ra fjala…
What an absolutely beautiful counter. It’s like Hot knife through butter. Marco Reus started the move, and Marco Reus ended it to make it 2-1 to Borussia Dortmund. #BVB #BVBBMG pic.twitter.com/7Qd7VqpeJr
— Snehadri Sarkar (@I_am_Snehadri) December 21, 2018