Gjithçka ndryshon dhe mund të përmirësohet, por injoranca mbetet gjithmonë njësoj, acaruese dhe e turpshme. Një tifoz i Totenhemit ka postuar në rrjetet sociale një video të vajzës së saj. Edhe ajo është e dashuruar pas “Spurs” dhe Heri Kejn është idhulli i saj.
Neil Markham ka bërë publike imazhet, ku Ela, vajza e tij 16-vjeçare, shfaqet e lumtur duke dëgjuar një grup live. E veshur me bluzën e Totenhemit, ajo nuk e fsheh kënaqësinë që po provon, ashtu në stilin dhe mënyrën e saj.
The result is never the most important thing #COYS ? pic.twitter.com/ad4fpBjMtA
— Neil Markham (@NeilMarkham1) April 27, 2019
Ela vuan nga sindroma Down, por kjo nuk e pengon që të shijojë emocionet e jetës si tingujt e një kitare apo një gol i ekipit të zemrës.
Megjithatë, “të zgjuarit” ose ata që tentojnë të sillen si të tillë, nuk i kanë kursyer komentet negative për skenën e ofruar. Ofendime pafund për një 16-vjeçare që ka faj se guxon të shprehë atë që ndjen!
Dikush është tallur me kërcimin e saj e një tjetër i ka kujtuar humbjen e Totenhemit. Tifozët janë të çuditshëm, aq më tepër në rrjetet sociale. Historia e saj u bë e famshme në internet dhe për fat ka akoma njerëz të mirë.
Shumë i dolën në krah dhe e vlerësuan lumturinë e saj, ndërsa video përfundoi edhe në zyrat e klubit anglez. Totenhemi, thellësisht i prekur nga pasioni i Elës, ka vendosur t’i bëjë një surprizë të bukur asaj.
Me anë të kapitenit dhe idhullit të saj, Herri Kejn, ”Spurs” kanë ftuar Elën në stadium për ndeshjen e fundit kundër Evertonit. Ajo do të jetë maskota e ndeshjes dhe do të zbresë në fushë bashkë me ata që ia bëjnë jetën më të bukur.
Harry Kane has kindly invited 16-year old Ella Markham to be the mascot at our last game of the season against Everton.
Captains material, @HKane! ? #OneOfOurOwn pic.twitter.com/tSyYHoO2CS
— Lilywhite Spurs (@Lilywhite_Spurs) May 1, 2019