Anthony Joshua u takua për herë të parë me kundërshtarin e tij të ardhshëm Jarell Miller. Dueli ndaj boksierit amerikan do të jetë i pari për Joshua-n që do të zhvillohet jashtë territorit të Britanisë së madhe.
Ringu për duelin e 23-të të Joshua-s do të jetë arena “Madison Square Garden” në New York, një stadium legjendar ku në të shkuarën kanë boksuar emra si Muhamed Ali, Sugar Ray Leonard, Lennox Lewis dhe Evender Holyfield.
https://twitter.com/iIPadre/status/1097934029524004864
Ditën e djeshme ishte konferenca e parë për shtyp për duelin që do të zhvillohet më datë 1 qershor. Amerikan Miller nxehu gjakrat duke shtyrë me forcë Joshua-n në momentin ku dy boksierit u vunë ballë për ballë.
Joshua nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë duke e marrë me sportivitet provokimin nga kundërshtari i radhës, i cili ka një rekord prej 23 fitoresh 1 barazimi dhe 0 humbjes. Konferenca më pas vazhdoi me ofendime nga të dyja palët, ku boksierët nuk kursyen as sharjet për familjet e njëri-tjetrit.