Java e 18-të me ndeshje interesante, disa sfida luhen në “arrati”

Të shtunën përmbyllen ndeshje e fundit të fazës së dytë në Kategorinë e Parë. Në kalendar ka sfida interesante, që do të përcaktojnë renditjen e disa skuadrave për fazën e tretë. Gjithsesi nuk do jenë përcaktuese për vendosjen e tyre në minigrupe, pasi ato janë formatuar. Gjithsesi, kjo javë ofron disa transferta të detyruara pas dënimeve që kanë marrë skuadrat nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Kështu, në Grupin A, ndeshjen e javës së 18-të Erzeni do ta luajë në Rrogozhinë. Kundërshtari do të jetë Vora e vendit të fundit. Veleçiku, sikurse dihet nuk luan në Koplik, por në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës.

Në Grupin B janë dy ndeshje me transferta të detyruara. Pas dënimit të fushës, Egnatia do ta luajë ndeshjen me Apoloninë në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, ndërsa Tomori i dënuar të mos luajë në stadiumin e tij, ndeshjen e javës së 18-të me Elbasanin do ta zhvillojë në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, aty ku nuk udhëtoi për sfidën e javës së 17-të me Bylisin.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARA – Java 18

GRUPI A
Datë 23 shkurt 2019
Dinamo-Burreli           14:00
(Luhet në Pezë-Helmës)
Veleçiku-Shënkolli      14:00
(Luhet në Shkodër)
Erzeni-Vora                  14:00
(Luhet në Rrogozhinë)
Besëlidhja-Korabi       14:00
Vllaznia-Iliria                14:00

GRUPI B
Datë 23 shkurt 2019
Oriku-Bylis                   14:00
Pogradeci-Lushnja     14:00
Egnatia-Apolonia        14:00
(Luhet në Shijak)
Besa-Turbina              14:00
Tomori-Elbasani         14:00
(Luhet në Ballsh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online