VIDEO | Kieza madhështor, Italia e nis Europianin me festë

Përfaqësuesja U21 e Italisë e ka filluar në mënyrë perfekte rrugëtimin e saj në Europianin e 21-vjeçarëve. “Axurrët” përmbysën Spanjën duke mbyllur 90-minutëshin me rezultatin 3 – 1. Protagonisti i mbrëmjes ishte sulmuesi i Fiorentinës Federiko Kieza.

Spanjollët gjejnë të parët avantazhin me Sebajos në minutën e nëntë. Kieza kundërpërgjigjet në të 36-ën me një gol spektakolar, ndërsa në të dytën është sërish ai që shënon për të zotët e shtëpisë. Shpresat e Spanjës shuhen përfundimisht në minutën e 82-të, kur Pelegrini çon shifrat në 3 – 1 falë një 11-metërshi.

 

Itali U21 3 – 1 Spanjë U21
Shënues: Kieza 36’, 64’, Pelegrini 82’ (pen) / Sebajos 9

 

https://www.youtube.com/watch?v=m8y51KVZm9E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *