VIDEO | Kasami dhuron “show” në Zvicër, Kaja dhe Latifi “spektatorë”

Sioni i Lenjanit, Bastien Tomës dhe Pajtim Kasamit ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Lucernës, ku aktivizohen Idriz Voca dhe Demhasaj. Një triumf i pastër, me shifrat 2-0, ku tashmë Sioni është vetëm një pikë larg zonës evropiane.

Një ndeshje që u zgjidh nga Pajtim Kasami, i cili dhuroi spektakël në golin e parë dhe asistoi në golin e dytë. Në minutën e 79-të Bastien Toma, 19-vjeçari shqiptar asistoi për Kasamin, i cili shënoi një perlë të vërtetë, duke zhbllokuar shifrat.

 

Më pas, në minutën e 96-të lojtari nga Struga, asistoi për golin e dytë të ekipit të tij dhe të gjithë takimit. Ermir Lenjani nga ana tjetër, ende nuk e ka lënë pas dëmtimin, pasi nuk ishte i grumbulluar në këtë ndeshje. Ndërkohë, në kategorinë e dytë zvicerane, sulmuesi ynë Taulant Seferi ishte titullar për 90 minuta në fitoren, që Uinterthur arriti në transfertën e Kriensit.

Largohemi nga Zvicra për në Hungari, ku Liridon Latifi nuk luajti për asnjë minutë në humbjen në transfertë të Akademisë Puskas, të njëjtin fat pati dhe Egli Kaja në Skoci, i cili nuk u aktivizua në fitoren e sotme të Livingston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *