Monako zhytet akoma më shumë, sezoni duket katastrofik

Monako pëson një tjetër disfatë në shtëpi, ku sfida ndaj Montepelie u mbyll me shifrat 1-2 në favor të miqve. Ekipi i Tierri Henris vijon të mos e njoh fitoren ende këtë sezon në fushën e saj dhe ndodhet në vendin e parafundit pas 15 javësh, në kuotën e 10 pikëve.

Ndeshja e sotme nisi mirë për ekipin nga principata teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre. Goli i Juri Tilmans në minutën e 42-të dha iluzionin se Monako mund të arrinte një tjetër sukses, pas fitores së javës së kaluar ndaj Kaen, por çdo gjë ndryshoi në pjesën e dytë.

Montpelie e shtoi shumë presionin  në pjesën e dytë dhe arriti të shpërblehej në fundin e sfidës. Brenda pesë minutave miqtë shënuan dy herë, fillimisht me anë të Laborde në minutën e 81-të dhe më pas më Skuletiç në minutën e 86-të.

Monako kështu, po bën sezonin më të keq të historisë së saj në Ligën e parë, duke grumbulluar vetëm 10 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online